Flakët djegin banesën në Korçë, vdes nëna dhe dy fëmijët e saj

 

Tragjedi në Korçë ku flakët i kanë marrë jetën një gruaje 52 vjeçare dhe dy fëmijëve të saj, Tedit, 18 vjeç dhe Kristinës 20 vjeçe  (foto arkiv)

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në lagjen 2 Korçë, në afërsi të Liceut, në katin e parë të një banesës në pronësi të shtetasit Aleksandër Cicani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tre personat që humbën jetën nga zjarri i rënë në banesën e tyre ishte nëna e fëmijeve, Esmeralda Cicani 52 vjec, vajza e saj Kristina 20 vjec dhe djali, Tedi Cicani 18 vjec, të cilët kanë qenë duke fjetur, pas renies të zjarrit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vendngjarje mbërriti grupi hetimor për të përcaktuar shkaqet e zjarrit dhe zbuluar rrethanat e ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?