Flakët në Dukat rrezikojnë Parkun Kombëtar të Llogarasë, kërkohet ndërhyrje nga ajri
Një vatër zjarri është aktivizuar në zonën e Sotiranit, në fshatin Dukat, Njësia Administrative Orikum.
Ndaj dhe në terren po punojnë 10 forca zjarrfikëse dhe 3 punonjës të shërbimit pyjor. Për shkak të terrenit të thyer dhe bimësisë së dendur, forcat në terren e kanë të vështirë ta vendosin situatën nën kontroll.
Bashkia Vlorë ka kërkuar ndërhyrje nga ajri me helikopter dhe angazhimin e 30 forcave të armatosura, me qëllim përballimin e flakëve dhe vendosjen e situatës në normalitet, pasi zjarri po rrezikon seriozisht Parkun Kombëtar të Llogarasë.
KOHA JONË SONDAZH

