Flakët në oxhakët e banesave, sfidë për zjarrfikësit
Përfshirja nga flakët e oxhakëve të banesave private në qytetin e Korçës, është një ndër sfidat kryesore për zjarrfikësit.
Familjet e qytetit juglindor e kanë zgjidhur problemin e ngrohjes në dimër përmes druve të zjarrit por mungesa e vëmendjes për pastrimin e oxhakëve është faktori kryesor që shkakton zjarret duke rrezikuar edhe banesat.
Fenomeni bëhet edhe më shqetësues në lagjet karakteristike të Korçës, ku për shërbimin zjarrfikës është edhe më e vështirë ndërhyrja për shkak se rrugët janë më të ngushta, ndërsa shumë qytetarë parkojnë edhe automjetet e tyre duke e zvogëluar këtë distancë.
KOHA JONË SONDAZH

