
Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në një parcelë me ullinj, rreth 100 metra pranë nënstacionit 220 kV Elbasan-Mjekës-Cerrujë-Gramsh. Flakët përfshinë një sipërfaqe me ullinj, ndërsa tymi është përhapur gjerësisht në zonë. Pavarësisht afërsisë me nënstacionin elektrik, fatmirësisht u evitua rreziku për infrastrukturën energjetike. Forcat zjarrfikëse dhe strukturat përgjegjëse u angazhuan në terren, ku pas një pune të vështirë arritën të izolonin vatrën e zjarrit dhe u bë shuarja e plotë të flakëve, duke bërë të mundur që ato të mos përhapeshin drejt sipërfaqeve të tjera.