Flakët rikthehen në Peshtan, banori hedh dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

Një banor i Peshtanit, në Fier, ka ngritur alarmin për një zjarr të ri që ka përfshirë një sipërfaqe pyjore, duke shprehur dyshime se flakët mund të jenë shkaktuar qëllimisht.

Sipas tij, vatra e zjarrit që ishte shuar një ditë më parë nuk përfshinte zonën ku kanë shpërthyer flakët sot, çka, sipas banorit, ngre dyshime për një zjarrvënie të qëllimshme.

Ai u bën thirrje institucioneve përgjegjëse të hetojnë ngjarjen dhe të verifikojnë shkaqet e zjarrit, për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një akt të qëllimshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktualisht, autoritetet nuk kanë dhënë ende një version zyrtar për shkaqet e zjarrit, ndërsa pritet që hetimet të zbardhin rrethanat dhe të përcaktojnë nëse flakët janë shkaktuar nga faktorë natyrorë apo nga ndërhyrja e njeriut.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?