Flamur Hoxha nga Kukësi: Këtë pushtet të kalbur nuk e shpëton dot asnjë presion për blerje vote

Në takimin me zgjedhës në Njësinë Bushtricë, drejtuesi politik pēr qarkun Kukēs, Flamur Hoxha, njohu banorēt me programin e PD-s pēr zhvillimin e zonēs dhe rritjen e tē ardhuravr. “Do ta nxjerrim vendin nga rrēnimi ekonomik, ku e solli Rama pēr 8 vjet”- tha Flamur Hoxha.

“Kryeministri në ikje krenohet se po bën disa vaksina, po ai është detyrim. Thotë do të bëj investime, ku ishte deri sot?! 500 mijë shqiptarë kanë ikë në 8 vite, të tjerëve rrezikon tu vihen viza. Pushteti i rilindjes po ushtron presion për votën. PD nuk i ndan njerëzit në të majtë e në të djathtë Ka ardhe koha që Shqipëria të ndryshojë Shumë shpejt mbas 25 Prillit ne do të ndryshojmë edhe pushtetin vendor në Kukes, në Has e në Tropojë.”- u shpreh Flamur Hoxha.

SHKARKO APP