Flamur Noka mesazh për Bashkim Finon: Humbje që na ka tronditur të gjithëve

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka reaguar për ndarjen nga jetë të deputetit socialist Bashkim Fino. Në një postim në rrjetet sociale, Noka shkruan se humbja e Finos i ka tronditur të gjithë, ndërsa shton se do të mbahet mend për fisnikërinë, përkushtimin dhe maturinë që ka treguar në kohëra tepër të vështira për vendin.

“Me shumë trishtim mësova lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të politikanit të njohur, ish kryeministrit, deputetit, kolegut Bashkim Fino.

Një humbje që na ka tronditur të gjithëve!

Beshkim Fino do të kujtohet përherë për fisnikërinë, përkushtimin dhe maturinë që ka treguar në kohëra tepër të vështira për vendin!

Shpreh ngushëllimet më të ndiera për familjen!

Qoftë i paharruar!”, shkruan Noka.

Bashkim Fino ndërroi jetë mëngjesin e sotëm, pasi humbi betejën me Covid-19. Qeveria shpalli sot ditë zie kombëtare, ndërsa Finos do t’i bëhet nderimet e fundit në Pallatin e Kongreseve.

SHKARKO APP