Flamur Noka vijon turin e takimeve në Korçë: Programi ekonomik i PD do të ringjallë tregjet

Ekonomia është në qendër të takimeve të PD. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka këtë të shtunë takoi tregtarë si edhe konsumatorë.

Bashkë me drejtuesin politik të Korçës, Ivi Kaso, kandidatë dhe drejtuesit e këtij qarku, Noka vuri theksin te programi ekonomik i PD, i cili me votën e shqiptarëve do të ringjallë tregjet, rrisë konsumin, rrisë prodhimet dhe mbajtur në këmbë produktet e fermerëve.

“Sistemi fiskal i aplikuar nga Rilindja ka rrënuar fermerin. Çmimet që biznesi shet fruta perimet nuk janë konkurruese me çmimet që sjell importi. Ballkani i hapur si politikë ekonomike e Edi Ramës, e ka varrosur biznesin vendas, ka varrosur fermerët shqiptarë. Pas 11 majit, shqiptarët me qeverinë e Partisë Demokratike do të kenë politika lehtësuese.

Do të vendoset taksë e sheshtë 10% e barabartë me të gjithë. 10% taksa e sheshtë për pagën, 10% për çdo të ardhur mbi pagat. Biznesi i vogël mbi 180 milionë lek të ardhura do të ketë zero taksime. Profesionet e lira do të kenë zero taksime. Do të krijohet prodhimi ‘Made in Albania’, për të konkuruar jo thjesht me tregun rajonal por me tregun ndërkombëtar”, tha Noka.

SHKARKO APP