Flet 17-vjeçarja: Më jepnin drogë dhe më detyronin të kryeja marrëdhënie

17-vjeçarja nga Fushë Kruja e cila denoncoi personat që e kishin abuzuar, ka rrëfyer gjatë një interviste historinë e saj. Ajo ka treguar se është droguar dhe abuzuar seksualisht që në moshën 16-vjeçare.

“Jam abuzuar seksualisht që kur isha 16 vjeçe. Me jepnin droga të forta dhe më detyronin të kryeja marrëdhënie me ta. Shpesh herë edhe më dhunonin fizikisht. Më parë kam konsumuar hashash. Kur festova ditëlindjen e 16-të një djalë që më ngacmonte më dha kokainë. Ajo më bënte të mos isha e përgjegjshme për veprimet e mia.  Jam shfrytëzuar si prostitutë për 8 muaj. Para akteve seksuale që kryheshin pa vullnetin tim më jepnin drogë. Ata shfrytëzonin faktin që babai im ishte në burg. Kanë tentuar të më trafikojnë edhe në Greqi. Shpesh më kërcënonin se do abuzonin seksualisht dhe do trafikonin motrat e mia nëse unë i denoncoja”, ka thënë vajza gjatë një interviste në News 24, ndërsa ka shtuar se pas 3 muajsh në një qendër rehabilitimi, ajo tashmë është pastruar nga droga.

Pas denoncimit të 17-vjeçares, policia ka vënë në pranga 4 persona ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim.

SHKARKO APP