Flet babai i Alket Muhos: Shteti të gjejë autorët e vrasjes makabër në Rabie

Babai i Alket Muhos, informatorit të policisë për arat me kanabis në Tepelenë, kërkon nga shteti të gjejë dhe të vërë para përgjegjësisë autorët e vrasjes së të birit.

Ai thotë se nuk ka dijeni mbi arsyet se pse i ekzekutuan djalin, duke u shprehur se nuk është në dijeni të ndonjë konflikti që mund të ketë pasur.

Gjolekë Muho: Ma kanë vrarë me dy armë, çifte dhe automatik. Kanë qëlluar me automatik njëherë dhe pastaj me çifte tek koka. Shteti shqiptar të nxjerrë vrasjen makabër të Alket Muhos në Rabie. Nuk dimë ndonjë konflikt të hapur, nëse ka do të dalë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjolekë Muho madje thotë se nuk ka dijeni as mbi versionin që qarkullon në media për Alketin si infirmator i policisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjolekë Muho: Nuk kam dëgjuar gjë. Nuk e di pse është vrarë.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?