Flet babai i minorenit që dyshohet se vr@u Martin Canin, Përlleshi: Keni sulmu@r një fëmijë. Dhimbjen time e di Zoti lart

Për herë të parë flet edhe babai i autorit të dyshuar të vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani. Përlleshi shprehet se është shumë i shokuar për ngjarjen, dhe se ndan dhimbjen me familjen e Canit. Ai është shprehur i indinjuar për trajtimin dhe lajmet që janë bërë për djalin e tij, ndërsa i quan provokime dhe aludime të pabaza.

“Keni sulmuar një fëmijë”, thotë ai kur flet për mediat dhe lajmet që janë trajtuar pas tragjedisë.

Gazetari: Në radhë të parë më vjen keq për situatën që ndodheni ju dhe djali juaj, por duke qenë se nuk keni reaguar ende…

Zoti Përlleshi: Çfarë janë këto lloj provokimesh? Ku e dini dhimbjen që ka familja ime? Çfarë janë këto provokime? Si publikoni ato gjëra? Ku e dini ju dhimbjen tonë? T’ia shpreh dhimbjen ju? Apo familjes që ka hallin dhe ka hallin përgjysmë me mua.

Gazetari: Një minutë, zotëri…

Përlleshi: Asnjë minutë, keni sulmu një fëmijë dhe po sulmoni, se jam shumë i lënduar dhe i vrarë në shpirt për atë që ka vdekur dhe atë që ka ndodhur dhe nuk kam asnjë fjalë tjetër.

Gazetari: E kuptoj dhimbjen tuaj, unë ju kontaktova për të…

Përlleshi: Dhimbjen time e di Zoti lart dhe shpirti im dhe çdo njeri që me njeh mua, dhimbjen që kam unë tani. Sepse fatkeqësinë e kam përgjysmë. /Top Channel/

SHKARKO APP