Flet bashkëshorti i gazetares: Nuk ikim nga…

Gazetarja Klodiana Lala, ka dhënë sot dëshminë para grupit hetimor në prokurorinë e Tiranës që po heton dosjen. Jashtë ambienteve të prokurorisë së Tiranës, bashkëshorti i gazetares, Ylber Lleshi, që jeton në Britaninë e Madhe, është shprehur se nuk ka ndërmend që të largohen pas ngjarjes.

Lleshi jeton prej vitesh në Britaninë e Madhe, ndërsa bashkëshortja, gazetarja Lala së bashku me dy vajzat jetojnë në Tiranë. ”Nuk kemi ndërmend që të largohemi nga Shqipëria”,-ka thënë ai për ”Report TV”.

Ngjarja e pazakontë ndodhi mëngjesin e djeshëm në fshatin Domje të Tiranës, aty ku prej vitesh jeton familja e gazetares së kronikës së zezë, Klodiana Lala. Banesa e prindërve të saj, përjetoi momente terrori, pasi rreth orës 03:00 të mesnatës persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri kallashnikovi, banesën e familjes së gazetares Lala.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?