Flet e dashura e djalit që vrau Ismaelin: Iglin e dua do ta pres gjithmonë

 

“Do ta pres gjithë jetën dhe do ta dua gjithmonë”. Kështu thotë Ambera, studentja 19 vjeçare e fejuara e vrasësit të Ismael Lullit, djaloshit 17 vjeçar I cili u gjet me prerje në fyt të dielën në Sant Angelo Vado.

Nga hetimet është zbuluar se ka qenë pikërisht Ambra “molla e sherrit” për të cilën Igli Meta, I dashuri I tij shkaktoi vdekjen e Ismaelit. Këtë të fundit e kishte bërë me faj se kishte pasur një marrëdhënie Ambrën.

Vrasje me paramendim apo e çastit- Ndërkohë ende nuk është ngritur akuza e një vrasjeje me paramendim. Edhe avokati këmbëngul se kemi të bëjmë me një vrasje të castit. Igli donte ta trembte Ismaelin me vënien në skenë të kryqëzimit, duke e nxitur të pranojë se kishte pasur një lidhje me të fejuarën e tij” Një lidhje të cilën e pranon dhe vetë Ambra, shkruan Repubblica.it

Kush ishte roli i Marjon Memës- Ndërkohë për Marjon Memën, autorin e dytë lehtësohen akuzat.

“Nuk ka qenë prezent në vendin e ngjarjes dhe këtë e konfirmon edhe vetë Igli” thotë avokati Umberto Levi.

“Marjo kishte lënë vetëm dy shokët dhe ishte larguar më tutje” shton avokati duke e quajtur Marjon thjesht një spektator në këtë ngjarje.

Megjithatë hetuesit të drejtuar nga kolonel Antonio Sommese, duhet të kuptojnë më mirë rolin që Marjo ka pasur në momentin kur Ismaeli ka pranuar të lidhet në kryq për :t’u marrë në pyetje” nga Igli, si dhe pasi është viktima është tërhequr gati 8 metra dhe është hedhur në një luginë

Lamtumira për Ismaelin- Ndërkohë qindra qytetarë të afërm I kanë dhënë lamtumirën Ismaelit 17 vjeçar. Të shumtë ata kanë marrë pjesë në ceremoninë mortore që u zhvillua të enjten pasdite të 23 korrikut 2015.

Në kishë ishte dhe nëna e tij e cila së bashku me shumë të rinj kanë dashur ti japin lamtumirën e fundit mikut të tyre me lule dhe pankarta

SHKARKO APP