Flet familjari i pronarit të banesës ku u gjet i vdekur 47-vjeçari në Fier: Ishte i maskuar dhe i përgatitur për vjedhje

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e pazakontë e ndodhur në lagjen “8 Shkurti” në Fier, ku një 47-vjeçar humbi jetën gjatë një tentative të dyshuar për vjedhje.

Viktima, Ilir Zarka, u gjet i pajetë i bllokuar në dritaren e një banese, ku dyshohet se kishte tentuar të hynte gjatë natës.

Banesa i përket shtetasit Uan Lule, i cili, sipas familjarëve, ndodhet në Greqi me rastin e festës së Pashkëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vëllai i tij ka treguar se banesa kontrollohej herë pas here prej tij, ndërsa ishte lënë edhe një person tjetër për t’u kujdesur, i cili merrej edhe me ushqimin e qenit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Sot në mëngjes ai erdhi si zakonisht dhe e gjeti personin të vdekur në dritare. Më njoftoi menjëherë mua, më pas lajmëruam policinë dhe kontaktova edhe vëllain,” u shpreh familjari.

Ai shtoi se nuk e njihte viktimën dhe se ky i fundit dukej i përgatitur për vjedhje. “Ishte me kapuç dhe doreza,” deklaroi ai.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e trupit dhe transportimin e tij në morg.

Autoritetet vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?