Flet ish-ministri, Bardhi: Si u lirua nga burgu vrasësi i gjyqtares Hafizi

Ish-ministri Teknik i Drejtësisë, Gazmend Bardhi tha në “Tonight Ilva Tare” në Ora News, se Fadil Kasemi, përfitoi nga amnistia në dhjetor të vitit të shkuar duke u liruar nga burgu. Ai bëri me dije se personat që kanë kryer dënimet për dhunë në familje nuk i kanë përsëritur më veprat penale.

Pjesë nga deklarata:

Bardhi: Aktualisht, zotëria në momentin kur është miratuar ligji për amnistinë, i katërti në katër vite gjë që nuk kishte ndodhur prej 20 e kusur vitesh. Amnistitë janë dhënë një herë në 5 vite.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në momentin e amnistisë, zotërisë i kishin ngelur edhe 11 muaj dhe 8 ditë për të qëndruar në burg.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas nenit 5 të ligjit të amnistisë që futej për herë të parë, thuhej që pavarësisht nga fakti që një person përfshihej në kritere ndaluese, nëse i kanë ngelur një vit nga dënimi kur ishte burrë dhe dy vite kur ishte grua, pavarësisht nga vepra penale, për vrasje, trafik droge, dhunë në familje, çdo person që ishte në burg.

Pavarësisht thotë neni 5 që mund të jesh në kriteret ndaluese, përfiton. Në rastin konkret që je tek ndaluesit, nuk e përfiton, por rast që ke edhe 1 vit burg përfiton. Nga 2012, deri në 2017 ka një rritje të vazhdueshme të personave që dënohen për krime në familje. Personat që kanë kryer dënimin, nuk kanë kryer më vepra penale që tregon se ka funksionuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?