Flet kandidati shqiptar për zgjedhjet politike në Itali
Në Itali në zgjedhjet e përgjithshme garonin dhe katër emigrantët shqiptarë; Emiliano Biraku në Venecia me Partinë Demokratike, Bruna Mece Kola në Bergamo me forcën e sapo krijuar të fraksionistëve të Partisë Demokratike “Libero e Uguali”, Anita Likemta në Romë me lëvizjen politike të sipërmarrësve të rinj “10 volte meglio” , dhe Elona në qytetin e Peruxhias me partinë “Europa Più”.
Kandidati shqiptar për dhomën e deputetëve në listën e Partisë Demokratike në qytetin e Venezias, Emiliano Biraku komenton sot rezultatin e këtyre zgjedhjeve dhe humbjen e thellë të Partisë Demokratike.
Po cilat janë arsyet e humbjes së kësaj force politike që deri më tani ka drejtuar vendin duke pasur dhe shumicën e votave në parlamentin italian? Cila është ekspericna juaja e parë politike me këtë forcë politike?
Një ndër shumë faktorët e humbjes është percarja e së majtës si dhe hartimi i listave pa primarie. Për mua ishte një eksperiencë pozitive pasi jo vetëm me lidhi më shumë me territorin po më jep mundësi qe të jem dhe zëri i tyre në strukturat kombëtare të PD. Duhet një riformim dhe ribashkim i të majtës dhe mendoj se nga sot është momenti më i përshtatshëm për të filluar një projekt të ri.
Po e prisnit një fitore të tillë të Lëvizjes 5 Yje?
5 yjet si parti e parë mund të përkthehet si një vot protestë dhe dëshira për të ndryshuar sisitemin. Suksesin më të madh e paten në jug të Italisë.
Po fitorja e koalicionit të djathtë?
Koalicioni i djathe arriti të fitoj vetëm duke u bazuar në politikat kundër emigrantëve. Ka ndikuar shumë dhe zbarkimet e 600 mijë emigrantëve në këto 4 vjet. Nuk e shof me shumë opimizëm një qeveri me kryeministër Matteo Salvini. Megjithatë le te shpresojmë në një riformim të së majtës pasi sa herë kaë qenë të bashkuar kanë arritur të fitojnë
KOHA JONË SONDAZH

