Flet mbesa e viktimës së parë nga COVID-19: Zoti na sprovoi!
Mbesa e 73 vjeçares që humbi jetën në spitalin e Durrësit për shkak të koronavirusit, ka sqaruar të gjithë ngjarjen e ndodhur me anë të një mesazhi drejtuar gazetares Fatma Haxhialiu, të cilën ajo e ka shpërndarë.
“Zoti na sprovoi me humbjen e njeriut tone te dashur e ne po mundohemi te mbeshtetemi ne Zot qe me durim te mire ta kalojme këte situate”.
Ajo tregon se nena e saj kishte qene ne Itali dhe ishte kthyer ne Durres ne banesen e saj dhe se ne rikontrollin qe ishte bere ne Durres ishte konstatuar gjendja e rende.
“Nena shtepine time ne Itali ku u diagnostikua me pulmonit dhe ndenji e shtruar per 6 dite, pati shume permiresim dhe pasi u kalua nga antibiotik venoz ne antibiotik tablet u nxorr nga spitali dhe u la nje periudhe kohore 10 ditore per te pare si vijonte gjendja dhe cfare ilacesh duheshin ndryshuar. U kthye ne Shqiperi per shkak se atje ka banesen e saj ne Durres dhe donte te ishte atje per rikontroll pasi e ndjente vetem me mire.
Ne rikontrollin qe beri tek pneumologia ne Durres pas grafise e kontrollit u verej se nena ishte akoma qe gjendje te renduar. Doktoreshes i paraqiti ime me te gjithe kartelen e saj qe pati kur ishte e shtruar ketu ne Itali. Ku perfshinte cdo gje qe ishte bere atje nga mjekimet e deri tek analizat. Pneumologia i tha qe te nesermen duhej te merrte nje leter tek mjeku familjes dhe duhej shtruar urgjent.
Sipas doktoreshes edhe pse nje trajtim shume i mire ne itali ( qe kjo do te thote qe absolutisht fakti qe nena ka qene ne itali sju ka fshehur askujt ) nena serish pas 10 diteve nuk kishte nje gjendje te mire shendetesore.
Vajza tregon se kishte qenë vetë e ëma që I kishte kërkuar doktoreshës ti bëhej një tampon duke parë dhe situatën e nenes që po përkeqësohej por ishte refuzuar dhe se familjarët e kishin mësuar në tv se nëna e tyre kishte rezultuar positive.
“Ime me i ka kerkuar vete doktoreshes nje tampon per koronavirus per nenen duke pare situaten e nenes qe po perkeqesohej pa arsye, tampon ky qe u refuzua nga doktoresha me justifikimin qe ajo nuk ka shenja klinike.Vetem diten e fundit familjaret e mi e marrin vesh nga tv qe nena del pozitive dhe me e renda akoma e marrim vesh nga tv serish qe nena nderroi jete. Zoti mos na provofte kurre me nje sprove te tille.”
Ajo shprehet se familjarët e saj kanë dalë të gjithë negativ në testin e koronavirusit dhe nuk e kupton sesi mjeku në Durrës doli pozitiv me koronavirus, pasi mjekja kryesore e së ndjerës ka qenë vetëm pneumologia.
Fale Zotit familjaret e mi te gjithe, mjeke e infermier kane dale negative e cuditshme por elhamdulilah e vertete. E cuditshme per vete faktin se si ka mundesi qe nje virus i tille brenda ketyre diteve te mos i transmetohet askujt… Nderkohe qe vetem sot doli qe nje mjek i spitalit te Durresit paska dalur pozitiv, nderkohe qe nena si mjeke kryesore per te ka pasur pneumologen e cila eshte negative nga ky virus.
Lutem qe edhe per raste te tjera qe po ndodhin ne Shqiperine tone te dashur mos tju vihet faji familjareve per heshtjen e tyre sic ndodhi me ne, por te mbajne mjeket pergjegjesine per cfare ka ndodhur dhe per faktin qe akoma vazhdojne te heshtin per te verteten duke i bere te fajshem familjare te pafajshem.