Flet Meteorologia: I nxehti afrikan mbërthen vendin, ja dy ditët me temperatura ekstreme

Vendi ynë, mbetet nën mbizotërimin e të të nxehtit afrikan. Meteorologia Lajda Porja, thotë se dita e martë dhe e mërkurë, do të jenë dy ditët më të nxehta të javës, me temperatura deri në 43 gradë në qarqet Shkodër, Berat dhe Elbasan.

E enjtja dhe e premtja do të sjellë një rënie të lehtë të temperaturave.

“Shqipëria do të mbetet nën ndikimin e valëve të të nxehtit afrikan përgjatë gjithë javës. Paraditet do të jenë me diell përgjatë vijës bregdetare dhe Ultësirës Perëndimore, megjithatë, parashikohet që pjesa e dytë e ditës të ketë vranësira të lehta dhe kalimtare përgjatë gjithë javës. Dhe pse vranësirat do të jenë prezente, sidomos në zonat lindore, nuk parashikohet që të ketë reshje. Sa i përket vlerave termike, nga e hëna deri të mërkurën presim vlera ekstreme mbi 40 gradë ndërsa nga e enjtja dhe e premtja, termometri mbetet sërish me temperatura mjaft të larta, por deri në 40 gradë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Konkretisht sot minimalet regjistrojnë 16 gradë në zonat juglindore ndërsa vija bregdetare është mbi 20 gradë. Sa i përket vlerave maksimale, Shkodra, qarku i Beratit dhe Elbasanit presin temperaturat më të larta 41-42 gradë. Ndërkohë Fieri, Lushnja, Tirana, Përmeti, Tepelena do të shënojë temperatura 40 gradë. E marta dhe e mërkura do të jenë dy ditët më të nxehta, ku presim vlera ekstreme afër 43 gradë në 3 qarqe, Shkodra, Elbasani dhe Berati. Parashikohen temperatura mjaft të larta në zona si Kukësi dhe Hasi me temperatura 39-40 gradë. Më freskët parashikohen zonat juglindore. E enjtja dhe e premtja do të kemi rënie me dy gradë”, tha Porja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe Kosova dhe Maqedonia e Veriut, mbeten nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta. Në Kosovë, e marta do të jetë dita më e nxehtë me temperatura deri në40 gradë, ndërsa MV do të regjistrojë deri të mërkurën temperatura të larta, ku në Shkup parashikohen deri në 42 gradë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?