Flet mjekja e akuzuar: Nuk kam dërguar pacientë me kancer në spitalin privat

Mjekja Alketa Pere, e cila është e akuzuar nga Prokuroria e Tiranës me 6 mjekë të tjerë për skandalin e Onkologjikut ka deklaruar se kurrë në jetën e saj nuk ka dërguar pacientë me kancer tek privati.

Para seancës në Gjykatë, ajo deklaron se duhet të hetohen gjitha spitalet private për aktivitetin që kryejnë.

“Kurrë në jetën time nuk e kam bërë këtë gjë, jam doktoreshë Alketa Pere dhe kurrë në jetën time nuk e kam bërë që pacienti të shkojë në spital privat, pacienti me kancer duhet të trajtohet në spitalin Onkologjik. Duhet të hetohen të gjitha spitalet private për aktivitetin që kryejnë”, deklaroi Pere.

Gjithashtu ajo ka deklaruar se në spitalin ku punon nuk ka shkelje, ndërsa shtoi se është e nevojshme të ndryshohet struktura e spitalit dhe pajisjet.

Ndër të tjera, Pere tha se nuk është shkarkuar si mjeke dhe se do të vazhdojë të shkojë në Onkologjik.

“Duhet të ndryshojnë struktura e spitalit, pajisjet. Jam shumë e lumtur me prokurorin që e ka quajtur rrugëtimi, dhe duhet që çdo njeri ta dijë rrugëtimin e pacientit.

Nuk e di për spitalet e tjera, në spitalin tonë nuk ka shkelje. Duhet të sqarohen mirë gjërat kush i ka drejtuar pacientët në privatë. Unë nuk kam shteti, përfaqësoj veten time dhe në momentin që kam mbledhur dosjen time për të konkurruar për drejtimin e atij institucioni, ka përfunduar në plehra dosja ime.

Nuk jam e shkaktuar, patjetër që do shkoj në Onkologjik”, tha ajo

SHKARKO APP