Flet nëna e Lear Kurtit: Ishte i grushtuar dhe i dhunuar tmerrësisht shumë
Nëna e Lear Kurtit ka thyer heshtjen dhe ka folur për ngjarjen tragjike, të vdekjes të të birit në duart e Policisë së Shtetit. Ai rrëfen skenën e frikshme që ka parë, atë të dhunimit të 32-vjeçarit nga Policia.
“Ishte i mavijosur, një e qepur nallbançe. Kam parë një tmerr. Supozimet e mia janë këto që është i dhunuar. Seç nxjerrin këto kjo është e pabesueshme.
Nuk e di, se janë të rinj, por kur e ndjejnë se ndiqen e hedhin, dhe jo të thonë se e ka gëlltitur. Pashë se kishte hematomë, ai është i grushtuar i sulmuar, edhe atë të kokës që kanë bërë ai ka marrë goditje të tmerrshme.
Si nënë unë di të them se ai ka ikur i dhunuar. Unë këtë di të them, kanë frikë të rinjtë, shikojnë orën dhe thonë o bo bo. kjo lagja jonë është e sulmuar. Unë nuk hedh supozime, por me shenjat që kam parë di të them se dhunuar tmerrësisht”.