Flet nëna e Lear Kurtit: Kur pashë kufomën ishte komplet i masakruar

Nëna e Lear Kurtit, Fatmira Kurti ka folur ekskluzivisht për emisionin “Review” në Euronews Albania.

Ajo tregoi se shkuan te spitali për të parë trupin dhe për shumë orë humbi ndjenjat. Kur u zgjua insistoi të shihte të birin, të cilin i thanë se ishte në koma, por nuk u lejua ta shihte as nga dritarja e dhomës.

Kishte gardh me polici, rrëfeu zonja Fatmira.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë e kam marrë vesh nga shokët e Learit dhe jo mua i kishin thënë burrit. Kur e pash kufomën ishte komplet i masakruar,” – tha nëna e 32-vjeçarit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo foli e bindur për dhunën që i është ushtruar djalit të saj, ndërsa kërkoi drejtësi duke theksuar se jemi të pasigurt dhe nuk ka shtet./euronewsalbania/

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?