Flet personi që qëlloi Vuçiç me gurë: Më është bërë jeta ferr

Boshnjaku Almir Merdiç është shpallur nga mediat serbe si personi që inicioi sulmin me gurë ndaj kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiç në Srebrenicë.

Merdiç ka rrëfyer se në ato momente ndodhej vetëm disa metra larg nga incidenti dhe pohon se ai vetëm sa e ka ngritur dorën lart, transmeton zëri.info. 

“Qysh kur mediat raportuan se unë isha organizatori kryesor i sulmeve ndaj kryeministrit serb Aleksandar Vuçiq, jeta ime është kthyer në ferr. Unë marrë vazhdimisht kërcënime. Nuk e di sesi do të dal, thotë Almir. Më tej, ai tregon se në Bosnje dhe Hercegovinë është kthyer në moshën 18 vjeçe dhe se në vitin 1993 i është bashkuar ushtrisë së BIH­së. “Nuk shoh asgjë të keqe që kam qenë pjesë e ushtrisë. Përkundrazi, unë jam krenar, sepse kam mbrojtur vendin tim dhe popullin tim. Sa i përket, sulmit, organizimit të incidentit, unë nuk e kisha menduar se do të ndodhë”, thotë Merdić, duke shtuar se në Srebrenicë shkon çdo vit për të nderuar viktimat. Nga ana tjetër, Kryeministri Aleksandër Vuçiç shprehu keqardhje për incidentin e ndodhur në Srebrenicë. Ai tha se pavarësisht incidentit, dora e Serbisë mbetet e shtrirë për falje nga ana e boshnjakëve. Vuçiç tha se pavarësisht së shkuarës ” ne duhet të jetojmë së bashku në paqe”.

SHKARKO APP