Flet pronari i mobilerisë që e qëlluan me breshëri plumbash: S’i kam borxh njeriu!

Myslym Karaj, biznesi i të cilit u sulmua me armë zjarri thotë se nuk është në dijeni se kush mund të ketë qëlluar ndaj mobilierisë që ai administron. Në dëshminë e tij ai ka deklaruar se “As unë dhe as familja nuk i kemi borxh askujt. Ne nuk i kemi bërë keq njeriu”, raporton News24.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm Nikël të Krujës, ndersa policia po punon per zbardhjen e ngjarjes.

Më datë 15.04.2022, rreth orës 08:20, shtetasi M. K. ka njoftuar sallën operative se në fasadën e objektit (mobilierisë) në pronësi të tij, ka konstatuar disa shenja, që dyshohen se janë shkaktuar nga armë zjarri gjatë natës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave”, thuhet ne njoftimin e policisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?