Flet studenti që e mbajtën në paraburgim: Policët thoshin “e kapëm pakon”

Studenti Arbër Kola është një nga të arrestuarit e protestave të opozitës, që janë mbajtur përpara kryeministrisë dhe Kuvendit. I ftuar në studion e lajmeve në Fax News ai ka treguar se si e trajtuan atë në paraburgim bashkë me një tjetët protestues.

“Kam qëndruar për 72 orë në paraburgim dhe nuk na jepnin as ushqimet që na kishin sjellë të afërmit tanë. Kur kërkonim ujë në thonim që të pinim ujë të çesmës, që të gjithë e dimë sesi është.

Një nga studentët që u burgosën kishte krahun e thyer dhe u mbajt në burg padrejtësisht, pavarësisht se mjeku i kishte dhënë regjim shtrati. Ishte i plagosur, ambulanca bëri vetëm qetësues, dhe në momentin që na arrestuan policët i thonin njëri tjetrit që e ‘’kapëm pakon’’.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një prej pedagogeve që na ka mbështetur më shumë, Ilirjana Kuçana, i janë bërë presione të shumta, madje i kanë dëmtuar edhe makinën”, u shpreh Kola.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më tej ai tha se do të vazhdonte të protestonte, sa kohë që kërkesat për të cilët studentët dolën në rrugë janë ende sot të paplotësuara, ndërsa theksoi se nuk i përkiste asnjë forumi partiak, pavarësisht se kohët e fundit ishte më pranë platformës së PD-së për ekonominë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?