“Fletë rrufe”, këta deputetë janë të “rrezikshëm” (FOTO)
Votimi i ligjit që lejon imortimin e mbetjeve, të rrezikshme sipas shoqërisë civile dhe Partisë Demokartike, ku kjo e fundit kërkon edhe një referendum për këtë çështje, dje deputët janë hasur edhe me një “suprizë”.
Dje në seancën e radhës plenare, përpara kuvendit ishin mbledhur aktivistë të shoqërisë civile, që ende vijojnë aksionin e tyre për të ndaluar importin e mbetjeve. Pas protestës së qindra e mijërave aktivistëve dhe qytetarëve, dje ata vepruan më konkretisht.
Këtë herë ata kishin printuar në fletëpalosje emrat e deputetëve që votuan ligjin dhe ua shpërndanë qytetarëve që kalonon përpara selië së kuvendit.
Në të kishte një mesazh të thjeshtë, identifikimi i deputetëve që votuan pro një ligji që ka debat e që kundërshtohet nga populli.

KOHA JONË SONDAZH

