Floida Kërpaçi: Qeveria e konçesioneve dhe taksave e ka kthyer Ministrinë e Arsimit nga tempulli i dijes në vendin e zhvatjes

Nga Floida Kërpaçi, kryetarja e LRI

Qeveria e konçesioneve dhe taksave e ka kthyer Ministrinë e Arsimit nga tempulli i dijes në vendin e zhvatjes dhe vrasjes së ëndrrave të rinisë shqiptare!

20 mijë lekë të vjetra është tarifa që qeveria detyron të paguhet nga maturantët dhe familjet shqiptare për aplikimin universitar!

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo është tarifa e radhës pas kostove të mbulura nga familjet e tyre me ekonomi të dobët, për portofolet e lëndëve, mësimin online dhe kërkesa të tjera gjatë vitit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vend që të rrisin cilësinë e arsimit, të krijojnë hapësira punësimi dhe të mbështesin të rinjtë, këta po i çojnë të rinjtë drejt emigrimit!

Asnjë maturant nuk duhet të detyrohet të paguajë tarifa për arsim drejt një qeverie që ka luksin të shtrojë rrugë floriri, më të shtrenjtat në Europë!!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?