Floida Kërpaçi: Qeveria të heq dorë sa nuk është vonë nga procedimi i studentëve

Deputetja e LSI-së Floida Kërpaçi, në një intervistë për “Fax News”, deklaroi se qeveria duhet të heq dorë nga presionet ndaj studentëve. Ajo deklaroi se kryeministri dhe ministri i Brendshëm duhet që menjëherë të heqin procedimet dhe të mos provokojnë studentët.

Qeveria duhet të distancohet menjëherë nga kjo mënyrë intimiduese për të përçarë studentët, për të prishur kauzën e tyre dhe për ti frikësuar ata. Asnjë student nuk mund të frikësohet, nuk mund të intimidohet, sepse shpirti i tyre, energjia e tyre dhe dëshira që ata kanë për të bërë një revolucion të madh për kërkesat që është e drejta e tyre për ti realizuar, nuk mund ti ndalë dot asgjë.

Unë e kam ndjekur reagim që patën studentët dhe ata kanë shtuar edhe një pikë sot, ku kërkohet që të gjithë studentët e proceduar , t’u hiqet procedimi, sepse të gjithë javën qytetarë të këtij vendi dhe nuk mund të trajtohen si armiqtë e vendit. Madje njëri nga studentët e bëri këtë krahasim dhe tha: Ne që jemi studentë dhe që jemi e ardhmja e vendit, po dalim të protestojmë për të drejtat tona, për një arsim cilësor, për ulje tarifash, për kushte në konvikte dhe për të drejta që i kërkojmë dhe na takojnë, ne po procedohemi. Kur në fakt nga ana tjetër të gjithë kriminelët, të gjithë njerëzit që duhet të jenë në burg, as nuk procedohen por madje mbrohen dhe nga qeveria.

Swiss Digital Desktop Reklama

Padyshim që nuk e gjej formën e procedimit si një formë mbështetje ndaj studentëve, por e gjej si një formë intimiduese për ti frikësuar të rinjtë dhe për ti përçarë ata që të mos protestojnë”, tha ndër të tjera deputetja e LSI, Floida Kërpaçi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?