Floqi në mëshirë të fatit

Paçka se kanë kaluar 4 muaj që kur banorëve të Floqit iu dëmtuan shtëpitë, për ta nuk ka ndryshuar asgjë. Puna për rikonstruksionin e banesave të shkatërruara nga tërmeti ka nisur vetëm në një pjesë të vogël të tyre. Disa prej banorëve janë përpjekur t’i rregullojnë vetë shtëpitë. Puna te banesat e tjera është ndërprerë dhe punëtorët janë larguar nga fshati.

Rindërtimi i banesave është bërë në mënyrë selektive duke u bazuar te bindjet politike. Banorët thonë se pas tërmetit të rinjtë janë larguar nga fshati dhe të moshuarit kanë mbetur në qiell të hapur. Nëse nuk përfundon rindërtimi i banesave disa e kanë gjetur një zgjidhje.

Floqi ishte fshati më i goditur nga tërmeti i 1 qershorit ku u dëmtuan rreth 200 shtëpi. Situata vështirësohet për banorët pasi po afron dimri dhe ata nuk kanë më shpresë se do të futen në shtëpitë e tyre në ditët e ftohta.

SHKARKO APP