Florjan Binaj për ligjin e Mjekësisë: Krijon skllevër e jo mjek! Më lirë të studiosh në Gjermani se në Shqipëri
Anëtari i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Florjan Binaj tregon pse ka zgjedhur që të qëndrojë krah studentëve në protestën e tyre kundër ligjit që i detyron që të qëndrojnë në Shqipëri për një periudhë deri në 5 vite. Për të Shqipëria nuk do të prodhojë kurrsesi mjekë të mirë, por skllevër.
“Zgjodha të jem pranë studentëve sepse janë pasqyrimi i parë i politikave të gabuara në këtë vend, në rastin konkret me këtë ligj të çuditshëm. Unë mendoj që ky ligj nuk është për të krijuar mjek të mirë në të ardhmen, por për të krijuar skllevër. Nëse duam të mbajmë vërtetë mjekët në Shqipëri duhet t’i mbajmë në pëllëmbë të dorës, jo t’i kapim me zinxhir pas dore”, tha Binaj.
Ai solli shembullin e Gjermanisë. “Kostot për 1 vit, në universitetin më të mirë në Gjermani është 7000 euro, ligji thotë që ne Shqipëri, që është nga fuqi, ta bëjnë 6800 euro, pra 200 euro më pak. Përveç kësaj që kushton 320 euro, taksa 240 euro, ushqimi 200-300 euro, karta e studentit që është një kartë e vërtetë dhe përfitojnë me të vërtetë benefitet e një student, dhe sigurim shëndetësor 90 ueo, pra kushton më lirë të bësh shkollën për mjekësi jashtë sesa këtu, me standarde krejtësisht të ndryshme”, shtoi Binaj.
Zgjidhje për të është rritja e pagave. “Në Spanjë janë rritur rrogat për mjekët, i kanë rritur në mënyrë të qenësishme, pra nuk mund t’i mbajmë këtu pa joshur, duke i trembur”, përfundoi ai në A2 CNN.