Flota e re e Policisë së Shtetit, Lleshaj flet edhe për protestën
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, po prezanton flotën e re të Policisë së Shtetit. Lleshaj e ka konsideruar të pabesë dhe agresiv protestën e dhunshme përpara Parlamentit. Në aktivitetin e sotëm ku u prezantuan 134 mjete të reja për Policinë e Shtetit, ministri Lleshi tha se qytetarët dhe forca të caktuara politike duhet të jenë në krah të uniformave blu dhe jo të rreshtohen përballë tyre.
”Dy ditë më parë forcat e policisë u përballën me agresivitet absurd dhe të pabesë. Qytetarët dhe moshatarët e Ina Nukës, te policia jonë duhet të shohin forcën tonë. Ne mbajmë me taksat tona policinë që të përballet me kriminelët. Për reflektim ftoj dhe përfaqësues të caktuar politikë që nuk duhet të rreshtohen përballë policisë, por vetëm në krah të saj”, u shpreh ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.
KOHA JONË SONDAZH

