Fluks ambulancash te spitali Infektiv, shtohet sigura në hyrje

Muaji nëntor po rezulton i egër sa i takon shifrave ditore për pandeminë e Covid-19. Pothuajse çdo ditë ka mbi 7 viktima dhe afro 500 raste të reja me Covid-19. Me rritjen e rasteve të Covid-19 është rritur edhe fluksi në spitalin Infektiv. Deri në këto momente në spitalin e Infektimit janë rreth 10 ambulanca, disa prej të cilave kanë sjellë pacientë e disa presin ti marrin. Ndërkaq është shtuar edhe siguria në hyrje të spitalit.

Tensioni përfshiu edhe stafin mjekësor, tonet e larta të të cilëve u dëgjuan deri jashtë zonës së rrethimit. Të tjerë qytetarë presin prej ditësh përpara spitalit Covid 1 për të mësuar rreth gjendjes së familjarëve që kanë të shtruar aty.

“E çuam në Berat, na nisën për në Tiranë. Që kur e prumë këtu nuk dimë asgjë. Nuk shohim asnjë mjek e asnjë infermier”. “Kam djalin, e kam sjellë që në orën 2:00 të natës dhe nuk kam marrë vesh gjë. I thashë 1 polici aman shko merr vesh ça u bë me djalin, a është bërë më mirë apo më keq”. Numri i lartë i infektimeve ditore ka sjellë edhe fluks të rasteve urgjente që i drejtohen spitalit Covid 1. Në të tre spitalet janë mbi 350 pacientë që po trajtohen, duke çuar drejt ezaurimit të kapaciteteve në dispozicion.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?