Fluks emigrantësh në ikje në pikat e kalimit kufitar me Greqinë

Pas përfundimit të festave të fundvitit, emigrantët shqiptarë janë kthyer në vendet e tyre ku punojnë dhe jetojnë.

Në pikat e kalimit kufitar me Greqinë ka pasur një fluks të madh emigrantësh, ku në 24 orët e fundit në Kapshticë kanë hyrë 2081 shtetas dhe kanë dalë 5069.

Ndërsa në Qafë Thanë kanë hyrë 2856 dhe kanë dalë 2652. Kjo situata përsëritet çdo vit pas Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

SHKARKO APP