Fluks hyrjesh në portin e Durrësit, mbi 24 mijë pasagjerë në vetëm tre ditë

Në Portin e Durrësit ka pasur fluks hyrjesh ditët e fundit.

Nga data 31 korrik deri më 3 gusht, në vendin tonë kanë hyrë përmes trageteve të linjave detare me Italinë 24 374 persona dhe 7 780 mjete, duke shënuar një rritje të ndjeshme të fluksit në prag të periudhës së Ferragostos.

Në të njëjtën periudhë, nga porti i Durrësit kanë dalë 9 789 pasagjerë dhe 2 896 mjete.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas kapitenit të portit të Durrësit, Tauland Allka, masat e marra nga të gjithë autoritetet dhe operatorët portualë kanë bërë të mundur një përpunim të qetë dhe të shpejtë të pasagjerëve dhe mjeteve, si në hyrje ashtu edhe në dalje.
Vëmendja është përqendruar në hyrje, për shkak të fluksit më të madh të lëvizjeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fluksi pritet të vijojë me intensitet të lartë deri më 15 gusht, kur ferragost (mes gushti) në Itali sjell në atdhe valën më të madhe të shqiptarëve të diasporës, të cilët jetojnë dhe punojnë në shtetin fqinj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?