Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës
Pika e përbashkët e kalimit kufitarë Shqipëri-Kosovë po ndeshet me fluks të lartë lëvizjeve të personave dhe mjeteve gjatë këtyre ditëve të para të vitit 2025.
Shumë qytetar si nga Kosova, por edhe nga Shqipëria zgjedhin që pushimet e pas festave të fundvitit t’i kalojnë duke vizituar vendet turistike. Lëvizja e mjeteve është shtuar edhe për arsye të largimit të emigrantëve kosovarë në vendet ku jetojnë pas mbarimit të festave të fundvitit.
Ndërkohë,janë shmangur radhët e gjata dhe pritjet në kufi falë lëvizjes së lirë duke punuar edhe me procedurë të përshpejtuar për mjetet me targa të huaja
Aktualisht po punohet me 8 sportele në të dy kahet e kufirit.Këto ditë policitë kufitare po punojnë edhe me proçedurën pa kontrolle për mjetet me targa të Shqipërisë e Kosovës. Kujtojmë se festat e fundvitit kanë shënuar një rritje të fluksit të hyrje-daljeve të udhëtarëve në pikat e kalimit kufitar në qarkun e Kukësit.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Emigracionin Kukës bëjnë të ditur se nga data 19 dhjetor e vitit që lame pas e deri më sot në pikat e kalimit kufitar të qarkut të Kukësit, kanë hyrë në vendin tonë mbi 90 mijë shtetas.