Fluks i madh refugjatësh drejt Shqipërisë, 5000 emigrantë të kapur
Refugjatët prej vitesh kanë qenë dhe vijojnë të jenë në çdo vend të Europës. Prej kohësh Shqipëria është parë nga ata si ”rruga e artë” e kalimit drejt vendeve të BE-së. Nga janari i këtij viti dhe deri tani në qershor në kufi janë kapur rreth 5000 shtetas të huaj.
Policia në të shumtën e tyre i ka proceduar dhe jo arrestuar. Po ashtu një tjetër shqetësim është edhe prezenca e tyrë në rrugët e Tiranës, pasi shumë herë ata janë të detyruar për të kryer vepra penale. Shumica e denoncimeve ndodhin në komisariatin numër 3 në kryeqytet, duke qenë se ka nën administrim qëndrën e Tiranës.
Denoncimet më të shumta janë ato të vjedhjeve apo plagosjeve të lehta, por nga ana e policisë është shumë i vështirë verifikimi i tyre pasi ata nuk janë të pajisur as me letërnjoftime. Qendra e ndodhur në Babrru, e cila prej kohësh ka strehuar refugjatët që vinin nga vendet e treta, tashmë funksionon vetëm për ato familje të cilat kanë një sjelle të rregullt dhe nuk përbëjnë problem për shoqërinë.