Fluks në Kakavijë, emigrantët kthehen në vendet e punës

Situatë mjaft kotike është shënuar gjatë ditës së sotme në pikën kufitare të Kakavijë. Dhjetëra emigrantë  të cilët duan të kthehen në vendet e tyre të punës në shtetin fqinj janë përballur me vonesa dhe orë të tëra pritje në këtë pikë.

Gjendja është bërë mjaft alarmante duke marrë parasysh temeperaturat tejet  të larta të shënuara gjatë ditës së sotme.

Pala greke në doganë po punon vetëm me një sportel, duke shkaktuar edhe radhë të gjata të automjeteve. Ndërsa pala shqiptare në Kakavijë ka kërkuar nga homologët në Greqi që të zgjidhin ngërçin e krijuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përgjatë 24 orëve nga pika  e kalimit kufitar kanë ikur drejt Greqisë rreth 6000 shtetas, numër ky që pritet të rritet gjatë orëve në vijim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?