Fluks në Morinë, po vijnë me mijëra tifozë me apo pa bileta

Një ditë para ndeshjes Shqipëri-Serbi, me qindra kosovarë kanë hyrë në Shqipëri.

Sipas autoriteteve të Pikës Kufitare të Morinës, ka një rritje të ndjeshme të shtetasve nga Kosova që hyjnë në Shqipëri dhe shkak për këtë situatë është ndeshja e nesërme në Elbasan Arena.

Fluksi pritet të rritet dhe janë me mijëra  kosovarë që nuk kanë bileta, por duan të përjetojnë sa më afër sfidën Shqipëri-Serbi, në sheshet kryesore të Elbasanit apo Tiranës.   

Një ditë më parë, presidenti i FSHF-së, Armando Duka, deklaroi se një numër i madh shtetasish nga Kosova kanë blerë bileta për të parë këtë ndeshje.

SHKARKO APP