Fluks në Morinë, shqiptarët e Kosovës me nënshtetësi shqiptare votojnë

Qytetarët shqiptarë këtë të diele votojnë për zgjedhjet parlamentare të 2021.

Gazetari Gezim Hila raporton për ABC nga pika kufitare e Morinit se një numër i madh i shqiptarëve të Kosovës janë drejtuar Shqipërisë.

Sipas tij një pjese e shqiptarëve të Kosovës të cilët kanë dhe nënshtetësinë shqiptare janë futur në territorin e Shqipër,isë me qëllim ushtrimin e votës.

Përmveç kryeministrit Albin Kurti edhe deputetja e kuvendit të Kosovës Albena Reshitaj, ka hyrë në Shqipëri për të votuar në zgjedhjet e 25 prillit. /abcnews.al

SHKARKO APP