Fluks në Portin e Durrësit, 10 mijë pasagjerë vijnë ditën e sotme nga Italia
Aktualitet E Diel, 7 Gusht 2022 15:36
Pushimet e verës kanë shkaktuar radhë të gjata në Portin e Durrësit. Sipas të dhënave, përgjatë ditës së sotme në port kanë hyrë 5913 pasagjerë dhe 1332 mjete.
Deri në këto momente kanë mbërritur në Portin e Durrësit 4 tragete, 3 nga Bari dhe një nga Ankona dhe dy të tjerë priten në mbrëmje.
Pritet të mbërrijnë afro 10 mijë pasagjëre në total, bashkë me 2 tragetet e tjerë që pritet të vijnë pasdite.
KOHA JONË SONDAZH

