Fluks pacientësh në QSUT, mbi 200 urgjenca në ditë. Mjeku: Ndikon edhe pandemia

Jo më Covid-19, por ditët më të nxehta të verës shënojnë edhe pikun e urgjencave shëndetësore. Mbi 200 pacientë i drejtohen çdo ditë urgjencës polivalente në qendrën spitalore “Nënë Tereza”. Shefi i këtij shërbimi, Eqerem Hasani thotë se i nxehti nuk është i vetmi faktor në rritjen e sëmundshmërisë në këtë periudhë.

A janë temperaturat e larta faktor? ”Padyshim, por faktor kryesor është pandemia, sepse shumë pacientë kronikë ishin ndrydhur nga frika për të ardhur në spital, dhe tani i nxehti ka ndihmuar që të shpërthejë gjithçka”, thotë mjeku.

Po ashtu Hasani thotë se këtë periudhë nuk mungojnë as virozat e stinës që mund të ngatërrohen edhe me shenjat e koronavirusit. Këta paciente i nënshtrohen edhe testit për Covid-19. Në këto ditë të nxehta, mjekët rekomandojnë veçanërisht të moshuarit dhe të sëmurët kronikë, të shmangin daljet në pikun e vapës si dhe të konsumojnë lëngje dhe ushqime të freskëta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?