Fluks për azil, sociologët: Nga pasiguria për të ardhmen

Franca kthen çdo javë shqiptarë, duke ju referuar kështu kërkesat me azil. Në 3 muaj mbi 5 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil në vendet e BE-së. Presidenti i Francës, Emanuel Macron ngriti gjatë takimit me kancelaren Merkel, shqetësimin se numri i të rinjve shqiptarë që kërkojnë azil në Francë është i lartë por Eurostat e rendit në vendin e tretë.

Sociologët e lidhin këtë dëshirë për tu larguar me pasigurinë për të ardhmen dhe kërkesën për kushte më të mira. Në kushtet kur vendi ynë renditet në vendet e sigurta dhe refuzimet për azil janë të shumta, a mund të konsiderohet një mani largimi nga Shqipëria?

Sociologia Blerina Hamzallari, thotë se shqiptarët nisen nga dy arsye kryesore; pasiguria për të ardhmen dhe kërkesa për kushte më të mira. ”Realisht nuk besoj se shqiptarët do të iknin për të emigruar për maninë e të emigruarit. Unë mendoj se është pasiguria për të ardhmen dhe standardi i të jetuarit. Shqiptarët sot janë të aftë për të qenë kompetitiv në një treg shumë më të mirë se tregu shqiptar”. Rastet kur migrimi bëhet për të provuar jetën jashtë atdheut pa një ide të qartë ka më shumë mundësi për tu rikthyer më shpejt në vendin e origjinës.

SHKARKO APP