”Flutura Basha ka plumb në trup”, Prençi për mas@krën në Shkodër: Do të zhvarroset!

Ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi teksa flet për masakrën me katër të vdekur në Dobraç, tha se Flutura Basha ka një plumb në trup, ndërsa shtoi se SPAK do e zhvarrosë. Ndër të tjera ai tha se policia dhe prokuroria nga frika nuk o kanë bërë autopsi viktimës.

”Sot është dita e 17 që ka ndodhur ngjarja. Ende nuk ka zbritur në Shkodër Ministri i Brendshëm dhe drejtori i policisë për të bërë një analizë të kësaj ngjarjeje. Kjo tregon se sa e impenjuar është qeveria për ta luftuar kriminalitetin.

Çfarë ka bërë policia? Asnjë veprim deri më sot. Ka dyshime që policia e di kush ka tentuar të bëjë atentatin. Tani po kujtohen për të shpallur në kërkim të dyshuarit që kanë qenë në motor. Nuk ndodh që Shkodra të marrë argatë, por e kryejnë vetë. Këtë e ka lejuar policia.

Nuk do politika të zbardhet ngjarja. Oficerët, shefat e policisë kundër krimit i dinë ngjarjet kriminale, o dinë me autorësi, por nuk i zbardhin, ndihen të tradhtuar se politika do o leje mes rrugëve. Është përgatitur një strukturë dhe të gjithë kanë për të përfunduar si inspektorë. Për ngjarjen prioritet është të zbardhen autorët. Flutura Basha ka plumb në trup dhe SPAK do e zhvarrosë. Policia dhe prokuroria nga frika nuk i kanë bërë autopsi”, tha ai.

SHKARKO APP