Fluturime nga SHBA-Europë vetëm me 69 dollarë

 

 

Shefi ekzekutiv i kompanisë ajrore “Norwegian Air” është shprehur se fluturimet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt Europës do të kenë një çmim prej 69 dollarësh.

Sipas kompanisë, ky plan do të nisë në vitin 2017 dhe çmimi prej 69 dollarë do të jetë vetëm për biletat vajtje. Pasagjerët që do të udhëtojnë nga SHBA-ja për në Europë do të nisen nga aeroportet e vogla. Lajmi është bërë i ditur nga “Reuters” pas një interviste me shefin ekzekutiv të kompanisë norvegjeze Bjorn Kjos. Sipas “Reuters”, fillimisht kompania do të provojë aeroporte të qyteteve si Edinburgh në Skoci apo Bergen në Norvegji, që do t’i lidhë me aeroporte të panjohura në hartën e fluturimeve ndërkombëtare. Për shembull, në Nju Jork, në vend që të niset nga aeroporti “JFK” ku kompanive u vendoset taksë e madhe, do të përdoret aeroporti i “Kontesë Westchester” në veri të Nju-Jork-ut.

Sipas kompanisë, mungesa e trafikut në këto aeroporte do të bëjë të mundur koston e ulët të fluturimit dhe si rrjedhim çmimet e ulëta. Nëse kjo praktikë zgjerohet shumë çmime të industrisë ajrore mund të rishikohen.

Gjithashtu janë marrë parasysh edhe problemet, ku një pengesë do të jetë mungesa në aeroportet e vogla të shërbimit të doganave dhe të emigracionit. Por, sipas Kjos kjo do të rregullohet.

 
 

SHKARKO APP