FMN në Tiranë, ”në sitë” institucionet financiare

Ka mbërritur në Tiranë misioni i radhës i Fondit Monetar Ndërkombëtar. Zyrtarët e FMN-së kanë parashikuar të zhvillojnë sot një takim me anëtarët e Komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, të cilët po diskutojnë ditët e fundit për dy draftet e mësipërme.

Mësohet se në fokus të takimit do të jetë pikërisht diskutimi për politikat fiskale dhe ato ekonomike të qeverisë, të materializuara në buxhetin 2019.  FMN pritet të diskutojë me autoritetet shqiptare edhe për projektet e Partneritetit Publik Privat, për të cilat ka kërkuar edhe më herët që të jenë transparente.

Misioni i FMN-së ndodhet në Tiranë në kuadër të bashkëpunimit të ri me qeverinë shqiptare, të ashtuquajtur “Monitorim pas Programit”, i cili kërkon shqyrtime dy herë në vit të zhvillimeve makroekonomike, rreziqeve dhe politikave.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?