FNSH dhe RENEA zbarkojnë në Rrëshen, 51-vjeçari u vra sa hapi derën e makinës

Në Rrëshen kanë zbarkuar tashmë forcat e RENEA, FNSH dhe drejtori i policisë kriminale, Tonin Voca pas vrasjes së Anton Kelit. Por si ndodhi atentati ndaj tij? 51-vjeçari sapo ka hapur derën e automjetit të tij është qëlluar me armë zjarri ku ka mbetur i plagosur.

Me plumba në trup ai është drejtuar për në marketin e lagjes ku ka treguar që e kanë plagosur por me të njoftuar dhe mbërritur ambulanca ai ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të banesës se tij. Vrasja e 51-vjeçarit Anton Keli, kushëriri i Armando Gjinit dhe Preng Gjinit, vijon sagën e vjetër të hakmarrjes në Mirditë.

Në 4 vitet e fundit nga përplasja mes dy fiseve Gjini dhe Reçi janë ekzekutuar disa persona në Belgjikë, Romë dhe Shqipëri. Sajmir Jaku, Gasper Reçi, Kreshnik Gjini, Tonin Gjini dhe Kastriot Reçi janë viktimat e hakmarrjes së egër mes dy fiseve.

SHKARKO APP