FNSH e Shqiponjat “blindojnë” Fierin, kontrolle të gjithë drejtuesve të mjeteve, por edhe pasagjerëve

Grupet e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Forcat Shqiponja kanë zhvilluar një sërë kontrollesh në Fier, për goditjen e rasteve me armëmbajtje pa leje dhe lëndëve narkotike.

Raportohet se FNSH e Shqiponjat kanë ndaluar pjesën më të madhe të automjeteve në disa postblloqe të ngritura në hyrjet dhe daljet e qytetit.

Kontrollet kanë vijuar për disa orë, ku uniformat blu kanë kaluar në “filtër” jo vetëm drejtuesit e mjeteve, por edhe pasagjerët, për të vendosur në pranga personat e shpallur në kërkim.

SHKARKO APP