”Fol me Endrin, ai ia shtin në kokë Ramës”, deputeti ”sherr” me Fugën
Në Komisionin e Medias dhe Edukimit, akademiku Artan Fuga ka hasur në një “pengesë” nga deputeti Halit Valteri. Deputeti i tha akademikut, që nëse kërkon që Rama të mos e shkatërrojë Akademinë e Shkencave, atëherë duhet të flasë me drejtorin e Komunikimit në Kryeministri, Endri Fugën, që sipas tij, është personi që ia propozon idetë Ramës.
Replikat në Komision:
Halit Valteri: Kjo është Akademia e Shkencave. Dua t’i them profesorit, që thotë se i ka thënë Lindita Nikollës, etj, s’ke nevojë të thuash asgje askujt. Se i vetmi që ia hedh këto gjëra në mendje Ramës, është nipi juaj. Fol me nipin tënd, Endri Fugën. Ai ia shtin këto gjëra, është problem familjar i juaji.
Artan Fuga: Do e kisha folur këtë por unë si ngatërroj problemet familjare me ato të punës. E kundërta do ishte një formë korrupsioni pasiv. ASH rregullon problemin dhe thotë zonja deputetë na reformoni por ne do zgjidhemi siç kemi qenë më parë.
S’po flas për kontekstin por për procedurën, po mendoj se deputeti gjykon për përmbajtjen dhe procedurën. Unë s’do abuzoj me minutat e mia.
Duke parë ngecjen e reformës dhe dhënies e çmimeve, Kryeministri shkon në ASH (Vitin e shkuar). Unë isha censuruar dhe s’mund t’i jepja askujt sugjerimet e mia, zoti deputet unë ku nuk kam vajtur. Kam folur me të gjithë aktorët. Durim për 10 vitet e punës sime.
KOHA JONË SONDAZH

