Folën nga poshtë rrënojave në telefon me familjen, ia hedhin paq dy vëllezërit shqiptarë nga Kosova
Nën rrënojat e një hoteli në Durrës është raportuar se janë dy shqiptarë të Kosovës. Ata janë vëllezër dhe po ashtu mësohet se makina e tyre është gjetur afër këtij hoteli.
Lajmi i mirë për ta vjen nga mediat në Kosovë. Sipas tyre ata kanë folur nga rrënojat me familjet e tyre dhe kanë thënë se janë mirë.
Por raportohet se mund të ketë ende persona që janë nën rrënojat e këtij hoteli. Deri më tani thuhet se numri i viktimve ka shkuar në 7 dhe se numri i të plagosurve është shumë i madh.
Ndërkohë dëmet materiale janë të pallogaritshme.