Foltore e PD pa Berishën

Foltorja e PD këtë të hënë, është mbajtur para godinës së Kryeministrisë pa prezencën e kreut të PD, Sali Berisha i cili ndodhet në Strasburg.

Në fjalën e tij, drejtuesi politik i PD,  Belind Këlliçi, ka dënuar aktin e policisë që hodhi në drejtim të protestuesve, gaz lotsjellës të skaduar, uji me piper.

“Historia ka treguar se kur pushteti godet qytetarët e saj, i ka hyrë frika në palcë. Goditjet dhe mbi minorenet, janë vendime politike drejtpërdrejt nga bunkeri i Surrelit”, tha Këlliçi duke shtuar se dhuna ka qenë programi  i këtij sekti që kur erdhën në pushtet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Belind Këlliçi: Doktori ka shkuar për të përfaqësuar Shqipërinë në një takim të rëndësishëm ditën e nesërme. Një fakt të rëndësishëm historik që nuk e mohon dot as Edi Ramën Shqipërinë e anëtarësoi në KE, PD në 13 korrik 1995.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sado që baltosin, shpifin paguajnë nga parat ë inceneratorëve, faktet janë kokëfroa, çdo arritje në integrimin europian, është meritë e PD-së dhe Sali Berishës.

Protestë e jashtëzakonshme që tronditi pushtetin. Faleminderit 19 djemëve që kaluan natën në qeli. Ata guximtarë, nesër në 10:30 të na bashkohemi në dhomën penale në GJT për të bërë të mundur lirimin e këtyre djemve, dy netë më parë narko shteti dëshmoi se është më i dobët se kurrë. Me dhunë që buron nga humbja e kontrollit, nga frika dhe paranoja e fundit të pashmangshëm.

I ka hyrë frika në palcë, çarja e madhe ka filluar. Frika me metoda mafioze është kthyer mbrapsht. Vendimet politike jo thjesht reagime policore, drejtpërdrejt nga bunkeri i Surrelit. Një pushtet kriminal nuk përdor dhunën vetëm për shpërndarje por edhe për të qetësuar veten. Dhuna ka qenë programi  i sektit që kur erdhën në pushtet.

Ti përzënë ti bëjnë të ndihen emigrant në vendin e vet. Korrupsioni i kësaj bande ka marrë jetë njerëzish. Fikën dritat e rrugës që të mos dokumentohej dhuna të shtunën e protestës. Veprimet antiligjore të reagimi të çmendur janë urdhra nga dhunuesi i pashpirt kreut i narkoshtetit Edi Rama. Dhunë të qeverisësh pa llogaridhënie, dhunë të shkatërrosh drejtësinë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?