Foltorja para Kryeministrisë, deputeti Boçi: Platformë rezistence që do të vijojë gjatë

Deputeti dhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi thotë se opozita do ta vazhdojë gjatë atë që e quajti “platformë rezistence” para Kryeministrisë. Sot në orën 18:00 do të jetë takimi i dytë i opozitës me qytetarët që mbështesin këtë kauzë para Kryeministrisë.

”Kjo është një platformë rezistence që do të vazhdojë gjatë, e cila kërkon të kompensojë zërin e opozitës në Parlament, pasi hapësira e saj është ngushtuar. Është dhe në vazhdën e atij komunikimi që një forcë politike duhet ta ketë me qytetarin. Zgjidhja politike është largimi i Ramës, një kryeministër që zv/kryeministri i është kapur në korrupsion, ministrat në korrupsion, kryebashkiakët në korrupsion, dhe nuk mund të thotë tani atë që ka thënë gjithmonë, që nuk di gjë.

Edhe kur thotë kështu ka përgjegjësi ligjore, pasi dëshmon që është i paaftë për të zgjedhur personat me të cilët bashkëpunon. Kupa është mbushur. Çdo qytetar, siç është i pari i shtëpisë dhe i di të gjitha, ashtu edhe Rama i di të gjitha sa i përket qeverisë që drejton”, tha Boçi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, ai thotë se Rama dikur tha që nuk komentonte vendimet e gjykatave, ndërsa tani thotë që është ndërhyrje brutale në rastin e Belinda Ballukut. ”Pse nuk pati revoltë kur SPAK-u kapërceu çdo standard kushtetues në ndalimin e zotit Berisha? Në rastin e zotit Berisha kemi një precedent negativ, por ka vënë mend siç duket dhe po ecën me hapa më të ngadaltë. Rama për të vetët ka ofruar mbrojtje politike, si në rastin e Xhaçkës që e ka deputete. Është shtuar presioni ndaj Gjykatës Kushtetuese, por për mendimin tim ligji është i qartë dhe ajo nuk ka hapësirë që të dalë me një vendim tjetër”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?